Inspektorati i Tregut është organ ekzekutiv i cili vepron në kuadër të Ministrisë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Veprimtarinë e ushtron konform Ligjit Nr.03/181 Për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut dhe ligjeve tjera në fuqi. Jemi përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në fushat si në vijim: Tregtinë e Brendshme, Mbrojtjen e Konsumatorit, Tregtinë me Produkte të Naftës,Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, Punimet nga Metalet e Çmuara,Turizmin, Kontrolli i Duhanit, Produktet e Ndërtimit etj . Nëse dëshironi ndonjë informacion /sqarim lidhur me legjislacionin ne fuqi apo keni ankese , ju lutem te kontaktoni zyrën e Inspektoratit të Tregut ,ju gjithashtu mund te thirrni ne numrin e telefonit apo te shkruani ne adresën te cilën mund ta gjeni ne ketë ueb faqe. Kurse nëse dëshironi te parashtroni ankesë në formë elektronike ketë mund ta bëni duke plotësuar formularin për konsumatoret te cilin e gjeni ne ueb faqe.