Inspektorati i Tregut është organ ekzekutiv i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Veprimtarinë e ushtron konform Ligjit Nr.03/181€ Për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut†ka zyrën e saj qendrore ne Ministri te Tregtisë dhe Industrisë ne Prishtine dhe zyrat e saja ne gjithë Komunat e Republikës se Kosovës dhe ka gjithsejtë 120 Inspektor te Tregut . Jemi përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit te 15 ligjeve dhe mbi 30 akte nënligjore te transpozuara nga Direktivat e qasjes se re dhe globale te Bashkimit Evropian . Fushat te cilat i mbulojmë ne janë :Tregtia e Brendshme , Mbrojtja e Konsumatoreve , Tregtimi me Nafte dhe Derivate te naftës , Shërbimet Hoteliere dhe Turistike etj. Direktivat Për Sigurinë e Lodrave, Për rregullat teknike të makinerive dhe komponentët e Sigurisë, Për Pajisjet elektrike me tension të ulët, Për Sigurinë e Produkteve të ndërtimit, Për përputhshmërinë elektromagnetike, Për etiketimin e pajisjeve elektrike dhe elektro shtëpiake/ efiqencën, Për përmbajtjen e lëndës së parë dhe emërtimet e tekstilit, Për rregullat teknike për teleferik, Për ashensorët dhe komponentët e sigurisë, Për shenjën e konformitetit dhe paraqitjen grafike të saj, Për agregatet për konstruksione rrugësh, Mbi metodat e analizave kuantitative të përzierjeve dykomponentësh të fibrave të tekstilit. Nëse dëshironi ndonjë informacion /sqarim lidhur me legjislacionin ne fuqi apo keni ankese , ju lutem te kontaktoni zyrën e Inspektoratit ,pranë komunës suaj ,ju gjithashtu mund te thirrni ne numrin e telefonit apo te shkruani ne adresën te cilën mund ta gjeni ne ketë ueb faqe. Kurse nëse dëshironi te parashtroni ankese ne forme elektronike ketë mund ta bëni duke plotësuar formularin për konsumatoret te cilin e gjeni ne ueb faqe.